17 Mars, 2018

Këngëtarja e famshme jep koncert nga shtrati (FOTO)


Një performancë krejt ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim, ka bërë këngëtarja Demi Lovato këtë të premte.

Këngëtarja ndodhet në Nju Jork së bashku me kolegen e saj, Iggy Azalea, pasi të dyja janë pjesë e një turi muzikor.

Gjatë interpretimit të “Tell Me You Love Me” në qendrën Barclays, Brooklyn, Demi u shfaq e veshur me të bardha në shtratin e improvizuar në skenë.

Dy bukuroshet elektrizuan publikun kur nisën të performonin së bashku në skenë.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al