6 Korrik, 2018

Këngëtarja 48-vjeçare drejt altarit për herë të katërt?


Këngëtarja e famshme Jennifer Lopez do të guxojë sërish. Pas tri martesave dhe dy fejesave të gjata, ajo duket se ka marrë më në fund propozimin nga i dashuri, ish-truproja i saj Alex Rodrigues.

Mediat e huaja shkruajnë se 48-vjeçarja është fotografuar gjatë pushimeve për Ditën e Pavarësisë, me një unazë diamanti në gishtin e fejesës.

Aktorja e publikoi vet foton në llogarinë e saj në rrjetin social “Instagram”, ndërsa po i ndan ditët e pushimit me fëmijët e saj dhe të Alexit.

Ndërsa e pyetur shpeshherë në qoftë se do të martohej sërish, Jennifer ka thënë se këtë herë ka gjetur dashurinë e jetës. Gjithashtu ka shtuar se do të mundohet ta mbajë përjetë.

Ndërkohë kujtojmë se Jennifer ndan sot kujdestarinë e dy binjakëve, Max dhe Emme, me ish-bashkëshortin Marc Anthony, me të cilin ka qenë e martuar për një dekadë, nga viti 2004 deri në 2014-n.

Ajo ka qenë e martuar edhe më herët, me balerinë apo basketbollistë, ndërsa lidhjet më të gjata i ka pasur me Ben Affleck apo Sean Combs, i njohur më së shumti me emrin e artit Puff Daddy.

Jennifer dhe Alex shoqërohen që prej shkurtit të vitit 2017 dhe në publik duken të pandashëm nga njëri-tjetri.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al