26 Janar, 2018

Këngëtari shqiptar “arratiset” për në Barcelonë, ja kush po e shoqëron


Krahas zërit të bukur dhe këngëve që pëlqehen nga publiku shqiptar, Alban Ramosaj ka ditur që të tërheqë gjithmonë vëmendjen edhe me pamjen e jashtme.

Në i hidhni një sy profilit të tij në “Instagram”, do ju duket pa a shumë si një profil i ndonjë modeli të suksesshëm e jo më kot edhe vajzat “çmenden” pas tij.

Edhe pse jemi në ditë të ftohta, për Alban Ramosajn kanë filluar pushimet. Këngëtari i njohur ka udhëtuar drejt Barcelonës, por në fotot e tij na ka bërë të besojmë se është vetëm.

Mirëpo teksa i hedhim një sy imazhe të postuara në “Instagram”, duket “dora” e fotografit Endrit Mërtiri pasi edhe ky i fundit ka ndarë gjithashtu me ndjekësit e tij foto nga Barcelona.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al