16 Mars, 2019

Këngëtari i famshëm habit me deklaratën për gjininë: Nuk jam as burrë as grua


Këngëtari i famshëm britanik, Sam Smith, ka folur hapur rreth gjinisë dhe sfidave që ai ka kaluar që të pranojë trupin e tij ashtu siç është.

Një ditë më parë, 26-vjeçari ka dhënë një intervistë për Jameela Jamil. Gjatë bisedës, moderatorja e pyet Smith se çfarë kuptimi ka për të, të qenit pa gjini.

“Ti nuk identifikohesh me një gjini. Ti je vetëm ti dhe je krijim special. Kështu e kuptoj unë. Unë nuk jam as burrë e as grua. Mendoj se qëndroj diku në mes. Unë gjithmonë kam qenë në luftë mes mendjes dhe trupit”, ka thënë Sam.

Në moshën 12-vjeçare, Sam ka bërë heqje dhjami. Mamaja e tij e dërgoi t doktori dhe zbuloi se trupi i tij prodhonte nivele të mëdha të estrogjenit, duke bërë që t’i rritej gjoksi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al