30 Mars, 2018

Këngëtari i famshëm fotografohet duke kapur për fyti një femër (FOTO)


Këngëtari me famë botërore Chris Brown është fotografuar duke kapur për fyti një femër. E teksa të gjithë menduan se ai i është rikthyer dhunës si ngjarja që shkaktoi me yllin e muzikës, Rihanna, gjërat nuk janë ashtu siç duken.

Mediat e huaja kanë publikuar fotot e Chris së bashku me një miken e tij, në një moment vërtet të vështirë ku këngëtari shihet ta ketë kapur prej fyti atë.

Këto pamje ai i ka komentuar duke thënë se po bënin shaka. Këngëtari i famshëm së bashku me disa miq ishin duke bërë një festë në një shtëpi që ishte marrë me qira përgjatë festivalit “Ulta”.

Në foto shikohet vajza e buzëqeshur ndërsa Chris e ka kapur me dorën e djathtë nga fyti.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al