29 Qershor, 2018

Këngëtari i famshëm e pranon, ka një fëmijë me një pornostare


Ai është nga ata këngëtarët e famshëm që nuk njeh stabilitet në lidhje. Bëhet fjalë për Drake, i cili pas disa muajsh spekulimesh ka pranuar se ka një djalë që ka lindur në tetor të vitit të kaluar.

Ndërkohë mamaja e djalit të tij është aktorja e filmave për të rritur Sophie Brussaux.

Ndërkohë “Daily Mail” shkruan  se 31-vjeçari këndoi për fëmijën e tij – i cili erdhi në botë në tetor të 2017-s – në tekstin e këngës “Emotionless”, i cili përmban në albumin e tij të fundit Scorpion, i lançuar mesnatën e së enjten.

“Nuk po e fsheh djalin tim nga bota / po fshehja botën nga fëmija im”, ka thënë Drake teksa ka folur për eksperiencën e tij prindërore.

Duke iu referuar pornostares Sophie, krijuesi i “Take Care” pranoi se çifti u takua vetëm në të dy rastet.

“Ajo nuk është e dashura ime si Billie Jean, por fëmija është imi. Ne u takuam vetëm dy herë”, ka thënë ai.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al