27 Tetor, 2022

Nuk kanë fund problemet për Kanye West/ Reperit do t’i fshihen këngët nga Spotify?


Kanye West ka shkaktuar një furtunë në rrjet, pas deklaratave të tij antisemitike.

Të shumtë kanë qenë kundërshtimet ndaj personazhit, por edhe prishjet e kontratave të rëndësishme. Pas largimit të zyrës së tij së avokatëve, këtë herë qarkulloi lajmi se këngët e reperit do të largohet nga Spotify. Por lidhje me këtë lajm ka reaguar edhe themeluesi i platformës. Daniel Ek, ka zbuluar se muzika e Kanye West nuk do të hiqet nga platforma në vazhdën e polemikave.

“I takon etiketës së tij, nëse duan të ndërmarrin veprime apo jo.” Ek shpjegoi se, nëse ai do të kishte bërë komente antisemitike në një këngë, atëherë nuk do të ishte ngarkuar në Spotify. Ditët e fundit, kompanitë e njohur Adidas, Balenciaga dhe revista Vogue shkëputën partneritetin me reperin.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al