8 Maj, 2022

“Këngë e bukur, por…” Çfarë shkroi Sara Hoxha që ndjekësit po e akuzojnë se është xheloze për Ledrin dhe Kidën?


Mjaftoi një status me humor i partneres së Ledri Vulës Sara Hoxhës që ndjekësit të shpërthejnë në komente se ajo është xheloze për partnerin e saj dhe Kidën.

Kida dhe Ledri prej vitesh ruajnë një miqësi të ngushtë dhe së fundmi bashkëpunuan për një këngë. Në xhirimet e saj ka qenë edhe Sara e cila ndau në rrjetet sociale një foto me reperin duke shkruar: “Këngë e bukur me Kidën, po fotot më të bukura me mua apo jo?”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sara Hoxha (@sarahoxha)

Kaq mjaftoi që shumë prej ndjekësve ta akuzonin se po bëhet xheloze për marrëdhënien e dy artistëve. Në postimin e saj ka me dhjetëra ndjekës që e cilësojnë si ‘xheloze’ teksa mes tyre ka edhe që ‘e qetësojnë’ duke shkruar se nuk ka arsye të bëjë postime të tilla. “Ti vdes nga xhelozia për Ledrin”, “Xhelozia”, “Shumë xheloze je”, “Mos u bëj xheloze” janë disa nga komentet.

Sara ka vendosur mos t’i përgjigjet asnjëri por duket se batuta e saj është keqkuptuar në masë. Megjithëse kush nuk do bëhej xheloze për Ledrin?!

Ledri dhe Sara janë një nga çiftet më të dashura shqiptare. Lidhja e tyre u zbulua vite më parë, por vetë çift konfirmoi lajmet në prill të 2020. Asokohe, Ledri publikoi një foto me Sarën teksa shiheshin të përqafuar. Më pas, të dy janë shfaqur të pandarë teksa nisën bashkëjetesën në Prishtinë. Një ‘sakrificë’ nga Sara për dashurinë pasi ajo është rritur dhe jetonte në Gjermani para se të njihte Ledrin. Në po të njëjtin vit ata njoftuan se do bëhen prindër për herë të parë.

Në dhjetor të 2020, çifti mirëpriti në jetë një vajzë që i vendosën emrin e veçantë Poem Blu. Ata nuk kanë ngurruar ta shfaqin të bijën në rrjetet sociale madje i kanë krijuar edhe një llogari me emrin e saj në Instagram.

Brenda pak kohësh Sara fitoi shumë popullaritet dhe numëron mbi 400 mijë ndjekës në Instagram. Ajo ndan në këtë rrjet sociale foto e video të ndryshme jo vetëm me familjen e saj por edhe gjëra që lidhen me mënyrën e jetesës. Pavarësisht kuriozitetit të madh të njerëzve, ajo nuk është shfaqur asnjëherë në asnjë intervistë duke zgjedhur rrjetet sociale si urën e vetme lidhëse me ndjekësit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al