18 Mars, 2022

Kënga e re e Beatrix Ramosaj dedikim për Donald Veshajn? Ja çfarë tha këngëtarja që ngriti dyshime


Beatrix Ramosaj po sjell një këngë të re por sa janë gjasat që ajo të jetë një dedikim për Donald Veshajn? Sipas postimit të saj të fundit: shumë.

Të paktën nëse bazohemi te komentet dhe interepretimet e njerëzve, duket se pjesa më e madhe e tyre presin që projekti i ri i këngëtares të jetë një dedikim për historinë e tyre të dashurisë që përfundoi shumë më shpejt nga sa prisnin shumë njerëz.

Beatrix ndau dy foto në Instagram ku dukej shumë provokuese duke pozuar në shtrat me mikrofon në dorë dhe kufje. “Provo sinqeritetin” shkroi ajo krah fotove duke vendosur emojin e një letra dhe lapsi pranë saj. Kjo ka lënë të nënkuptohet se këto fjalë janë pjesë e tekstit.

E në këto kushte kujt tjetër përveç Donaldit do i thoshte Beatrix që të jetë i sinqertë?! Të shumtë janë komentuesit që i kanë bërë tag aktorit e kanë shkruar se kënga do jetë dedikim për të.

Të tjerë, si komenti i mëposhtëm, kanë zgjedhur të jenë sarkastik. “Trixa duke bërë remiks këngën “Nën një portokalle” dhe bëhet hit”-shkruhet në koment. Për ata që e kanë harruar kjo këngë popullore ishte në sfond kur Donaldi dhe Beatrix dhanë puthjen e parë në Big Brother VIP.

Pas daljes nga formati Beatrix solli menjëherë këngën “Faj” që ishte dedikim për Donaldin dhe historinë e tyre të dashurisë. Përmes rreshtave ajo rrëfente se si ata ranë në dashuri me njëri-tjetrin, kuptoheshin me sy dhe se sa shumë u gjykuan. “Lëri se çfarë thonë”- tha  në këtë këngë Beatrix, që parë në këtë moment për shumë njerëz nuk bën sens pasi dyshja i dha fund lidhjes.

Teksa mbetet për të parë nëse kënga e re e Beatrix do jetë apo jo dedikim për Donaldin, nga ana tjetër ky i fundit po ashtu ka marrë vëmendjen e të gjithve me një status ditën e djeshme. “Ama ti nuk je”-shkroi ai në një postim në Instastory duke i bërë të gjithë të pyesin: E ka me Beatrix apo me Bora Zemanin?

Ndonëse Big Brother VIP përfundoi, ky (ish)-trekëndësh dashurie vijon të jetë në qendër të vëmendjes dhe të komentohet shumë. A do ketë ndonjë ribashkim të Donaldit me ndonjërën prej vajzave apo të tre do vijojnë jetën e tyre? Për momentin mbetet vetëm një pyetje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al