8 Shkurt, 2023

“Kemi tentuar t’i kërkojmë falje familjes por nuk na lejuan”/ Motra e Kejvinës zbulon çfarë ka ndodhur pas shuplakës së modeles ndaj Luizit


Në shtëpinë e “Big Brother VIP” mbërriti një dron për Luizin i cili mendohej se ishte dërguar nga Kejvina.

“Të dua dhe ti e di”, shkruhej në pankartë ku në mes qëndronte fotoja e Kejvinës me Luizin dhe këngëtari ishte i bindur se dronin e ka dërguar modelja.

Dhe në fakt ashtu ishte, motra e Kejvinës e konfirmoi këtë gjë nëpërmjet disa postimeve në InstaStory ku tregontemomentin e nisjes së dronit por përveç kësaj ajo reagoi dhe në lidhje me sherrin që ndodhi brenda shtëpisë mes modeles dhe Luizit.

Ajo ka kërkuar ndjesë në emër të familjes së saj për shuplakën e Kejvinës duke sqaruar se ish-banorja nuk sillet ashtu në të vërtetë.

Më tej ajo tregoi se gjëtë kësaj kohe ata kanë tentuar t’i kërkojnë falje familjes së Luizit por nuk i kanë lejuar:

“Pas përplasjes dhe debatit të Kejvinës me Luizin natën e prime-it dhe shkuarjes në gjuajtjen me shpullë, kemi tentuar disa herë të kërkojmë falje publike për këtë gjest jo të hijshëm, Luizit personalisht dhe familjes së tij, por nuk na është lejuar.

Kejvina disa ditë më parë iu ka kërkuar falje fansave të tij, por sot arriti më në fund t’i dërgonte një dron, për t’i kërkuar falje për veprimin që ka kryer. Jo vetëm Luizit, por të gjithë shikuesve iu kërkojmë ndjesë sepse nuk jemi njerëz të rritur me dhunë. Por jeta ndonjëherë të vë para zgjedhjeve të gabuara. Nuk është Kejvina ajo që patë atë natë,”-shkroi motra e modeles.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al