14 Mars, 2022

“Kemi një raport shumë të mirë”- Nëna e Rita Orës flet për marrëdhënien me këngëtaren: Ndonjëherë më jep tepër informacion


Nëna e këngëtares së njohur me famë ndërkombëtare, Vera Ora ka kaluar disa ditë në kryeqytet pasi ishte pjesë e festivalit ‘’FemFest’’.

Vera Ora, nëna e yllit të muzikës ka bërë gjthashtu një intervistë ku ka folur për marrëdhënien e saj me Rita Orën. Ajo zbluloi se këngëtarja është shumë e hapur me të për sa i përket jetës së saj private, madje ndonjëherë “jep shumë informacion”.

“Rita është shumë e hapur, nganjëherë i them ‘too much information (tepër informacion). Por kemi një raport shumë të mirë. Ajo është shumë e afërt me mua edhe me motrën (ato udhëtojnë së bashku). Mirëpo po shumë është e thjeshtë, direkte, e sinqertë edhe e tregon veten. Unë i them avash – ‘Por përse?’ më thotë. Shumë kemi një raport të hapur, jam e lumtur sepse ajo i pranon këshillat”, u shpreh Vera.

Ndër të tjera ajo tha se do të rikthehet përsëri në Shqipëri me projektë të reja dhe se do të jetë më aktive për të ndihmuar në “mirëqeninen e grave dhe vajzave.”

Kujtojmë se Vera Ora, e cila me profesion është psikologe dhe këshilluese e shëndetit mendor, mbajti një fjalim para të pranishmëve në festivalin “FemFest”.

 “Krenare për nënën time Vera Ora, që po jep kontributin dhe po mbështet FemFest një festival për të drejtat e grave në Shqipëri, inspirimi im tani dhe përgjithmonë”, ka shkruar Rita krah një fotoje që ka shpërndarë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al