13 Mars, 2020

“Kemi kaluar sfida edhe më të vështira“ – Pas anulimit të koncerteve nga frika e koronavirusit, Elvana Gjata mbyllet në shtëpi: I laj duart çdo 5 minuta


Elvana Gjata ka anuluar koncertet dhe është vetëizoluar në shtëpi për të mos u prekur nga koronavirusi.

Këngëtarja u shpreh se është e rëndëishme qëndrimi brenda dhe larja e duarve çdo 5 minuta.

Ajo u bëri thirrje shqiptarëve të mos I kapë paniku dhe të ruajnë qetësinë.

Ndërsa shtoi se kemi kaluar sfida edhe më të vështirs dhe se do e kalojmë edhe këtë.

“Kam anuluar koncerte, por ajo që ka më shumë rëndësi është që të qëndrojmë në shtëpi. Jemi më të sigurt për veten dhe të tjerët. Sa herë në ditë i laj duart? Si kam numëruar, për çdo 5 minuta po.

Nëse dikush nuk ka një nevojë urgjente për të dalë jashtë, duhet të qëndrojë në shtëpi. I bëjmë mirë të gjithëve nëse qëndrojmë në shtëpi.

Shqiptarët duhet që të ruajnë qetësinë, mos t’i kapë paniku. E kemi vërtetuar se kemi kaluar sfida më të vështira. Jam e bindur se do ta kalojmë. Tregoni fokus, nëse doni prindërit, familjarët, gjyshërit, është shumë e rëndësishme të qëndroni në shtëpi,”- tha ajo.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al