29 Mars, 2023

Keanu Reeves xhiroi skenë s*ksi me gruan e regjisorit të filmit teksa ai i shikonte! Aktori rrëfen momentet e sikletshme


Keanu Reeves ka kujtuar momentin e sikletshëm kur filmoi një skenë seksi me Lorenza Izzo, gruan e regjisorit Eli Roth,  ndërsa ky i fundit i shikonte.

Në filmin Knock Knock të 2015-ës, 58-vjeçari luan rolin e një burri që joshet nga dy vajza të reja misterioze (të luajtura nga Lorenza dhe Ana De Armas).

Gjatë xhirimeve, do luante një skenë seksi me dy aktoret. Dhe ylli i The Matrix pranoi se ishte pak e vështirë të xhironte skenat me Lorenzën, duke qenë se bashkëshorti i saj  Eli ishte regjior i filmit.

Kur u pyet nëse skenat i dukeshin të pakëndshme për t’u filmuar, Keanu tha: ‘Jo për mua’.

Ai shtoi se fillimisht i dukej ‘e çuditshme’, por punoi me Eli Roth për të lehtësuar sikletin gjatë xhirimeve.

‘Nuk isha ai tipi që thosha ‘Hej Eli gruaja jote është shumë hot ‘… apo “Mezi e pres këtë skenë seksi, Lorenza duket e mrekullueshme sot”.

Keanu më pas falënderoi regjisorin Eli dhe producentët e filmit për mbështetjen e tyre gjatë momentit të vështirë të xhirimeve.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al