29 Tetor, 2020

“Ke një krah për të fjetur gjithmonë”- Bashkëshortja e Gaz Pajës i dedikon këto fjalë të ëmbla të birit në 1 vjetorin e lindjes


Gaz Paja dhe bashkëshortja e tij, Ira Seferi, janë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Dard.

ira seferi gaz paja (5)

Ditën e djeshme, vogëlushi festoi 1-vjetorin e lindjes dhe në këtë ditë të veçantë, mami Ira i dedikoi disa fjalë të ëmbla.

ira seferi gaz paja (7)

Ajo publikoi në Instagram një foto të realizuar para një viti, nga festa e organizuar për mirëseardhjen e Dardit.

ira seferi gaz paja (3)

Gëzuar ditëlindjen e parë vogëlushi im! Uroj gjithë të mirat e botës për ty Dardush dhe mos harro që ke një krah për të fjetur gjithmonë! Mami të do shumë! P.s Sa shpejt kaloi në vit”, ka shkruar Ira krahas fotos.

ira seferi gaz paja (6)

ira seferi gaz paja (8)

Ira dhe aktori i njohur i humorit, Gazi, kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në qershor të vitit të kaluar, pak kohë pasi lidhja u bë publike.

ira seferi gaz paja (1)

Çifti nuk e ka publikuar ende portretin e të voglit, sepse janë përpjekur të ruajnë privatësinë e tij.

ira seferi gaz paja (4)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al