5 Maj, 2020

“Ke një dorë të tretë tek flokët”- Kim Kardashian dështon me photoshop-in, shpërthejnë kritikat në internet


Kim Kardashian është kritikuar nga ndjekësit e saj, pasi vunë re se ajo kishte një dorë të tretë në foton e publikuar në rrjetet sociale.

Ylli 39-vjeçar pozoi në foto me fytyrë nga muri por ndjekësit sy shqiponjë vunë re gishta në flokët e saj ndërkohë që Kim i kishte mbështetur të dy duart në mur.

Ajo u akuzua për photoshop, ndërsa dora e saj shihej në flokë duke i dhënë një pamje të panatyrshme me tre duar.

“Kim ke dy gishtërinj në flokët e tua,”- shkroi një prej ndjekësve në koment.

Ndërsa një tjetër shkroi: “Ke gishta në flokë.”

Kjo ka qenë një javë e keqe për familjen Kardashian, pasi kanë dështuar në përdorimin e photoshop.

Motra e saj e vogël, Kylie Jenner gjithashtu u akuzua për photoshop të tepruar pasi publikoi disa foto me bikini në pishinën e shtëpisë së saj.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al