23 Janar, 2022

“Ke gruan më të keqe në krahun tend”/ Xhaxhai i Georgina Rodriguez tregon mesazhin që i ka shkruar Cristiano Ronaldos dhe të shkuarën e vërtetë të modeles: Tani të gjithë do të zbulojnë personin e pacipë që ajo është


Kur tregimi i jetës së saj do të ketë premierën këtë javë në Netflix, modelja Georgina Rodriguez do t’i tregojë botës për “jetën e saj të ëndrrave” me yllin e futbollit Cristiano Ronaldo, nga pushimet në jahte me sulmuesin e Manchester United, fluturimet me avion privat deri tek çantat e dorës me vlerë 146,000 paund. Por disa nga familjarët e saj kanë treguar disa të pathëna rreth të shkuarë së modeles.

georgina-ronaldo-coverNë një klip promovues për “I Am Georgina”, modelja spanjolle, e cila mbush 28 vjeç në diten e transmetimit të shfaqjes të enjten, deklaroi se e di si është “të mos kesh asgjë – dhe si është të kesh të gjitha”.

Ajo këmbëngul se nuk do ta harrojë kurrë familjen nga erdhi përpara se portugezi Cristiano Ronaldo të hynte në jetën e saj, por The Sun ka publikuar disa deklarata nga familjarë të saj të cilët e akuzojnë se i ka injoruar pasi u lidh me Ronaldon dhe u bë nënë e vajzës së tyre.

3

Xhaxhai i Georgina-s, Jesus Hernandez, i cili thotë se e ndihmoi në rritjen e saj pasi babai i saj u burgos për një komplot kontrabande droge.

 “Ajo mund të ndihet e turpëruar për ne dhe të konsiderojë se është më e mirë se ne, sepse ne nuk jetojmë me luksin e saj. Nuk i kam kërkuar kurrë asgjë. Ajo më ka telefonuar vetëm një ose dy herë që kur mora vesh se po dilte me Ronaldon.”, tregon xhaxhai i saj.

Ndërsa motra e saj nga i ati, Patricia Rodriguez tha: “Kur ishte ditëlindja e djalit tim, e pyeta nëse mund t’i kërkonte Cristiano-s të firmoste një këmishë për djalin tim dhe ajo tha ‘Jo’ – ajo nuk do ta shqetësonte atë pasi ai. ishte me pushime.”

g-iv

 

Georgina ka treguar se ka pasur një fëmijëri të vështirë. Ajo u rrit në Jaca, një qytet në veri-lindje të Spanjës. Mamaja e saj spanjolle Ana Maria Hernandez takoi babanë e saj argjentinas, Jorge pasi ai u transferua në Spanjë. Ky i fundit u arrestua një ditë para ditëlindjes së pestë të modeles, për një përpjekje të dështuar për të kontrabanduar më shumë se 100,000 £ kokainë nga Spanja. Georgina e nisi si balerinë dhe më pas u bë modele, ku u kthye në Spanjë dhe punoi në një dyqan Guçi ku bënte pazar ish-ylli i Real Madridit, Cristiano Robaldo dhe jeta e saj ndryshoi përgjithmonë. Por Georgina, tani shtatzënë me binjakë, udhëton me avionin G20 të mbretit të futbollit. Ylli i futbollit fiton 480,000 £ në javë te Djajtë e Kuq pas lëvizjes nga Juventusi vitin e kaluar, dhe rezidenca e çiftit prej 3 milionë funtesh me shtatë dhoma gjumi në Cheshire, ka një dhomë kinemaje dhe një garazh me katër “dhoma” për supermakinat e tij.

2

 

Të gjitha këto janë shumë larg nga rrënjët e Georgina-s, ku xhaxhai i saj Jezus ndihmoi në rritjen e saj.

 “Unë isha përgjegjës për të siguruar gjithçka për Georgina dhe motrën e saj, për t’u blerë rroba, për të paguar energjinë dhe ujin e tyre. Unë bëra gjithçka. Georgina jetonte me mua gjatë viteve të adoleshencës deri në ditën kur e kthyen kunatin tim në Argjentinë.”, tha ai.

Jezus jeton në një shtëpi me dy krevate në Spanjën juglindore me gruan dhe fëmijën e tij, me pagë pak më shumë se 650 £ në muaj. Ai tregon se është i zemëruar pasi Georgina nuk i ka thënë kurrë se ku është varrosur vëllai i tij Jorge, pasi vdiq në moshën 70-vjeçare nga një goditje në tru tre vjet më parë në Argjentinë.

Duke folur në “Spanish TV”, ai tha: “Askush nuk na tha se Jorge kishte vdekur. Nuk e di pse nuk na tha Georgina. Jam përpjekur të kontaktoj me të. Kam shkruar në Facebook-un e Cristiano-s, ‘Ke gruan më të keqe në krahun tënd’ dhe ‘nëse dëshiron ta dish, më kontakto, do të të them’.

Partnerja e tij Lidia shtoi: “Ajo ndaloi së telefonuari xhaxhain dhe gjyshen ditën që lindi vajzën. Ne jemi përpjekur të telefonojmë dhe duket se ajo ka ndryshuar. Tani të gjithë do të zbulojnë personin e paturpshëm që ajo është. Pse nuk mund të na thoshte se babai i saj kishte vdekur? Ju nuk i fshehni gjëra të tilla.”

georgina-familjaret

Në videon e saj promovuese të Netflix, Georgina tha se “jeta i ndryshoi përgjithmonë” pesë vjet më parë kur takoi Cristiano, duke shtuar: “Falë dashurisë, jeta ime është një ëndërr”.

E kaluara kriminale e babait të Georgina Rodriguez dhe rrëfimet e të afërmve të saj

30 milionë ndjekësit e saj në Instagram do të shikojnë me siguri realityn e modeles në Netflix, të transmetuar në 190 vende, por një burim i afërt me familjen e saj tha këtë javë: “Do të habitesha nëse do të hynte në detaje për të kaluarën kriminale të babait të saj ose tensionin mes saj dhe pjesës së familjes së nënës së saj. Ajo ka qenë publike për dashurinë e saj për motrën e madhe Ivana, por shumica e fansave të saj nuk dinë pothuajse asgjë për pjesën tjetër të familjes së saj. Ne do ta shohim Georginën ashtu siç dëshiron që fansat ta shohin atë – jo Georgina e vërtetë me të gjitha. Përpara se gjyshja e saj Juana Escarabajal të vdiste nga problemet me zemrën, ajo i tha “TV spanjoll” se ishte e shkatërruar që Georgina nuk e kishte prezantuar me vajzën e saj.”

Nëna e Georgina, Ana Maria dhe e Cristiano, Dolores Aveiro, nuk janë në shfaqjen e saj.

“Është shfaqja ime dhe ata nuk janë në të sepse rrethanat nuk e shkaktuan atë. Motra, mamaja dhe unë kemi qenë gjithmonë një familje dhe shumë e bashkuar. Nëna ime vjen në Mançester, ashtu siç vinte edhe në Torino dhe Madrid kur ne jetonim atje.”, tha Georgina pak kohë më parë në lidhje me mungesën e tyre.

cristiano-ronaldo-y-su-mam-dolores-aveiro

 

Një tjetër anëtar i familjes që nuk është në shfaqje është motra e saj nga babai, Patricia.Duke folur para vdekjes së babait të saj, ndërsa ai kishte nevojë për një infermiere me kohë të plotë pas goditjes në tru, ajo tha:

“Do të doja të isha me të, por nuk kam qenë në gjendje ta shoh për shtatë vjet për shkak të kostos së shkuarjes në Argjentinë. Më dhemb që Georgina e ka takuar babin tonë vetëm një herë në gjithë këtë kohë. Babai im gjithmonë thotë se na mungon.”

georgina-f-1

Nga ana tjetër as familja dhe as Georgina nuk kanë komentuar më tej pas këtyre intervistave.

georgina-cristiano-ronaldo

georgina-rodriguez

georgina-ronaldo

1

4

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al