24 Shtator, 2018

“Ke filluar të nxjerrësh gjoksin e bërë tani”, Françeska Jaçe i përgjigjet komentuesit: Do ta prekësh…


Me fotografinë e fundit të postuar në rrjetet sociale, Françeska Jaçe i ka bërë të gjithë të mendojnë se ajo ka bërë ndërhyrje në gjoks.

Teksa shfaqet e veshur me një bluzë crop-top të bardhë dhe pa reçipeta, ish-banores së “Big Brother” i duket gjoksi.

Ndaj dhe ndjekësit e saj i kanë lënë komente dyshuese Françeskës se mund të ketë bërë operacion gjoksin.

“Ke filluar të nxjerrësh gjoksin e bërë tani, nuk mbahesh më”, i shkruan një komentues. “Hajde preke zemër”, ia kthen menjëherë Jaçe.

“E ke fjalën që të shoh a është i bërë? Apo që të them tek cila klinikë e ke bërë?”, i kundërpërgjigjet ndjekësi.  “Kur ta bëj do ta prekësh dy herë”, ia kthen Françeska.

Ndërkohë ndjekësi i saj është i vendosur se Françeska e ka bërë një ndërhyrje në gjoks dhe i shkruan: “Pse lejohet të bëhet 2 herë?”.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al