31 Dhjetor, 2018

Katër vjet të fejuar, Gjergj Leka i lumtur me Eriseldën

Kantautori Gjergj Leka, katër vite më parë, kurorëzoi fejesën me regjisoren Eriselda Marko.

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Gjergji ftoi gjithë miqtë dhe dashamirësit e tij për të qenë prezentë në fejesën e organizuar në një nga club-et e zonës së ish-Bllokut në Tiranë.

Këtë edicion të Festivalit të RTSH-së, Gjergji mori pjesë me këngën “Një ditë tjetër”, një protestë kundër politikanëve.

Në paskuinta ai u fotografua me partneren e tij, e cila e shoqëron kudo. Siç shihen, ata janë mjaft të lumtur së bashku!

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al