28 Mars, 2020

Katër të vdekur dhe dy të infektuar me koronavirus, anija në mes të oqeanit me 1800 veta në bord në garë me kohë për transferimin e pasagjerëve të shëndetshëm


 

Një anije që po transporton më shumë se 1800 pasagjerë jashtë Panamasë është në garë me kohë për të transferuar pasagjerët e shëndetshëm në një tjetër anije.

Katër persona kanë vdekur në mjetin lundrues ndërsa dy të tjerë rezultuan pozitivë nga koronavirusi.

Pronarët e anijes Zaandam thanë se më shumë se 130 veta në bord kanë shfaqur simptoma të ngjashme me gripin dhe probleme me frymëmarrjen.

53 prej tyre janë pasagjerë dhe 85 anëtarë të ekuipazhit.

Holland Amerika tha se ka planifikuar të transferojë pasagjerët në një anije tjetër, atë të Rotterdam.

Anijet shkëmbyen furnizime mjekësore mbrëmjen e së enjtes.

“Vetëm ata që nuk janë sëmurë do zhvendosen dhe do bëhen kontrollet shëndetësore para transferimit,”- tha kompania.

Pasi të hipin në Roterdam, pasagjerët do të qëndrojnë brenda dhomave të tyre derisa të mbërrijnë.

Në anije, e cila ndodhet në brigjet e Panamasë, janë 1.243 mysafirë dhe 586 anëtarë të ekuipazhit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al