24 Mars, 2018

Kate Middleton nuk heq dorë nga takat edhe pse në prag të lindjes


Që Kate Middleton është një ikonë e stilit, kjo nuk ka asnjë dyshim. Ajo ende vazhdon të befasojë publikun me paraqitjen e saj perfekte edhe gjatë shtatzënisë.

Me barkun e fryrë dhe vetëm pak javë përpara lindjes së fëmijës së tretë, dukesha shfaqet me veshje që janë njëra më elegante se tjetra, pa hequr dorë nga stili i saj e pa zbritur kurrë nga takat.

Nga fustani i gjatë jeshil me të cilin parakaloi në tapetin e kuq të BAFTA-s, në paraqitjen më “casual” për një event sportiv, veshjet e bashkëshortes së Princit Uilliam ngjallin gjithmonë adhurim. Por, ato që godasin më shumë janë këpucët, qofshin “Jimmy Choo” apo “Prada”, ajo që nuk mungon kurrë është taka e lartë.

Ndërkohë gjinia e fëmijës së tretë të Kate dhe Uilliam nuk është zbuluar dhe ka nga ata që spekulojnë se mund të bëhet fjalë për binjakë. Ata janë prindër të Princit George dhe Princeshës Charlotte.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al