1 Shtator, 2017

Kate Middleton e dashuruar me të bardhën. Ja 9 veshjet e saj më të mira


Sa herë mund ta vishni juve një fustan të bardhë? Për Dukeshën e Kembrixhit duket se e bardha bën pjesë në ngjyrat e saj më të preferuara. E bardha është aktualisht edhe një nga ngjyrat më në modë për këtë vit sipas dizenjuesve më në zë të modës botërore.

Middleton është veshur shpeshherë nga stilisti Alexander McQueen, i cili ka dizenjuar edhe fustanin e saj të martesës vite më parë së bashku me Sarah Burton.

Që nga kokteji dhe mbrëmja në Varshav të Polonisë dhe deri tek pritja për nder të ditëlindjes së Mbretëreshës Elizabetë duket se e bardha i shkon shumë përshtat Kate dhe ajo gjendet mjaft komode me këtë ngjyrë.

Nëpërmjet fotogalerisë  ne ju propozojmë të shikoni 9 nga veshjet me të bardha më të mira të Dukeshës Middleton, të veshura gjatë verës që lam pas.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al