1 Dhjetor, 2022

“Katari s’i ka përmbushur premtimet”/Flet Dua Lipa e pakënaqur për thashethemet se do të këndonte në Kupën e Botës


Dua Lipa ka thënë se ishte e pakënaqur me ‘spekulimet’ se do të performonte në Kampionatin Botëror.

LAS VEGAS, NEVADA - 17 SHTATOR: Dua Lipa merr pjesë në Festivalin e Muzikës iHeartRadio 2021 më 17 shtator 2021 në T-Mobile Arena në Las Vegas, Nevada. VETËM PËR PËRDORIM EDITORIAL (Foto nga Isaac Brekken/Getty Images për iHeartMedia)

Ylli i popit ndau një deklaratë përfundimtare mbi këtë çështje përmes mediave sociale, duke mohuar zërat për përfshirjen e saj dhe duke i bërë thirrje vendit pritës që të adresojë abuzimet e të drejtave të njeriut. Duke folur për Variety, Dua tha: “Kampionati Botëror është një mundësi vërtet unike për të kërkuar llogari nga Katari.

Ata u zotuan për të drejtat e njeriut kur nënshkruan marrëveshjen për Kupën e Botës, të cilat nuk janë përmbushur në mënyrë të kënaqshme për të drejtat e punëtorëve emigrantë, të drejtat e grave, të drejtat LGBTQ+ dhe lirinë e shprehjes”.

Dua Lipa is granted Albanian citizenship - BBC News

“Çfarë mesazhi dërgon nëse këto premtime nuk do të thonë asgjë?”, tha këngëtarja me origjinë shqiptare. Ylli i hitit “Neë Rules” shtoi se megjithëse nuk ka vullnet të keq kundër vendit, asaj “nuk i pëlqente të ishte mes spekulimeve se do të performonte për diçka që bie në kundërshtim me besimet e saj”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al