11 Shtator, 2017

Kastro Zizo do të martohet për herë të tretë…?!


Një nga të ftuarit VIP në dasmën e Marinës dhe Getit ishte dhe Kastro Zizo, i cili nuk nguroi të ndante me fansat në rrjetet sociale momentet më interesante të eventit.. Video e postuar në My Story paraqiste çiftin në kërcim e sipër.

Sipër e shkruar mbi video shihet: “Më hapët punë…Do martohem prapë! U trashëgofshi shokë!” Nuk e dimë nëse kjo e thënë nga Kastro është në formën e një batute apo është zile për diçka që mund të ndodhë me të vërtetë në të ardhmen e afërt.

Nga ana tjetër, pas dy ndarjesh zyrtare, Kastro shpesh ka ironizuar idenë e martesës, duke theksuar shijen e hidhur që lë divorci.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al