25 Janar, 2018

“Karma, hiti i Flori Mumajesit që çmendi balerinat spanjolle


Hiti i titulluar “Karma” u dëgjua ndërkombëtarisht dhe kjo është vërtetuar në disa postime të një- pasnjëshme që ka ndarë kantautori Mumajesi dhe djemtë e “Three Dots” në rrjetet sociale .

Një nga këto vende është edhe Spanja, mesa duket, ku dy balerina të talentuara kanë zgjedhur pikërisht këtë këngë për të krijuar një koreografi, duke përmendur edhe emrin e artistit, me theks spanjoll. Një gjë e tillë, sigurisht, e ka gëzuar së tepërmi kantautorin e njohur, i cili e ka postuar videon në “Instagram”.

“Se si ma thotë emrin!”- ka shkruar Flori në përshkrimin e videos, krahas simbolit të një fytyre me sytë në formë zemrash. Kujtojmë që kënga “Karma” së bashku me klipin, u lançuan në gusht të vitit që lamë pas.

Pas 5 muajsh, kënga është dëgjuar 18 milionë herë duke vulosur kështu suksesin e tre djemve të talentuar, Flor Mumajesi, Bruno dhe Klajdi Haruni. Dhe nuk ka diskutim që meritë të madhe ka krijuesi i saj, Flori.

Falë kësaj kënge dhe repertorëve të veçantë që kanë djemtë, ata kanë patur një jetë aktive të super ngarkuar me koncerte, duke u bërë kështu shumë të kërkuar kudo ku ka shqiptarë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al