31 Korrik, 2018

Kapen mat duke u puthur, aktori i famshëm në lidhje me vajzën e Arnold Schwarzenegger


Aktori i njohur Chris Pratt është kapur mat duke u puthur me vajzën e Arnold Schwarzenegger, Katherine.

Kjo është hera e parë që Chris përflitet për një lidhje që nga ndarja e tij me bashkëshorten Anna Faris, e cila u bë publike gati një vit më parë, me të cilën ka edhe një djalë.

Chris Pratt dhe Anna Faris

Mediat e huaja shkruajnë se çifti e konfirmoi lidhjen me një puthje pasionante të dielën, pas dyshimeve që lindën me takimin e tyre romantik në qershor.

Ylli i filmit “Guardians Of The Galaxy”, 39 vjeç dhe Katherin 28 vjeçe, duket se e kanë seriozisht pasi Chris kishte marrë me vete edhe djalin e tij Jack në kishë.

Chris Pratt me Katherine Schwarzenegger dhe djalin e tij

Ndërsa nga ana tjetër, Anna gjithashtu po vijon me jetën e saj. Ajo u fotografua me aktorin h në tetor 2017 dhe janë parë vazhdimisht së bashku që atëherë.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al