28 Qershor, 2023

Kap vlerën e 200 mijë eurove/ Dafina Zeqiri i bën vetes dhuratën super luksoze (Foto)


Dafina Zeqiri është një nga këngëtaret më të njohura dhe më të suksesshme në estradën shqiptare.

Artistja e cila është goxha aktive në muzikë, ka pasur një vit të ngjeshur me shumë koncerte. E teksa këngëtarja shijon suksesin e hiteve të saj të cilat numërojnë miliona klikime në youtube dhe dëgjohen kudo, ajo i ka blerë vetes një dhuratë tepër luksose.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Dafina ka treguar për 1.8 milonë ndjekësit e saj se i ka bërë dhuratë vetes një makinë Maybach.

Makina e vitit 2023, me zero kilometra të kaluara, GLS 600, varion nga 180,000 euro deri në mbi 200,000 euro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al