27 Tetor, 2022

“Kanye West ishte një admirues i madh i Hitlerit”/ Ish-punonjësit e reperit bëjnë deklaratën e fortë: Ishte i fiksuar pas tij!


Disa ish- punonjës të Kanye West kanë treguar së fundmi për CNN se ai ka qenë prej kohësh i magjepsur nga Adolf Hitleri  dhe dikur donte të emëronte një album me emrin e tij.

Një ekzekutiv biznesi që ka punuar për West, tha se artisti krijoi një mjedis pune armiqësor, pjesërisht përmes “fiksimit” të tij me Hitlerin.

“Ai do të lavdëronte Hitlerin duke thënë se sa e pabesueshme ishte që ai ishte në gjendje të grumbullonte kaq shumë pushtet dhe do të fliste për të gjitha gjërat e mëdha që ai dhe Partia Naziste arritën për popullin gjerman”, tha ai për CNN.

Presoni në fjalë la pozicionin e tij dhe arriti një marrëveshje me West dhe disa nga kompanitë e tij mbi ankesat në vendin e punës, duke përfshirë ngacmimet, të cilat CNN i ka shqyrtuar. Ish-ekzekutivi kërkoi të mbetet sekret për shkak të një marrëveshjeje konfidencialiteti dhe frikës së hakmarrjes nga West.

Ai tregoi se West foli hapur për leximin e “Mein Kampf”, manifesti autobiografik i Hitlerit të vitit 1925 dhe shprehu “admirimin” e tij për nazistët dhe Hitlerin për përdorimin e tyre të propagandës.

Ky individ deklaroi se njerëzit në rrethin e brendshëm të West ishin “plotësisht të vetëdijshëm” për interesin e tij për Hitlerin. Katër burime i thanë CNN se West fillimisht kishte sugjeruar titullin “Hitler” për albumin e tij të vitit 2018 që përfundimisht u publikua si “Ye”. Ata nuk deshën të përmenden emrat, duke shprehur shqetësimin se mund të ‘ndëshkohen profesionalisht’ nga reperi.

Zbulimi i historisë së supozuar për admirimin e Hitlerit vjen në mes të një vale veprimesh nxitëse nga West që nisën në fillim të këtij muaji. Ai veshi një bluze që lexonte “White Lives Matter” gjatë shfaqjes së tij të modës Yeezy në Paris më 3 tetor.

Postimet fyese e West në javët e fundit ka rezultuar me një dëm të madh për reperin. Të martën, Adidas i dha fund partneritetit shtatëvjeçar me West, duke i quajtur veprimet e tij të fundit “të papranueshme, të urryera dhe të rrezikshme”.

Në një deklaratë, prodhuesi i veshjeve sportive tha se “nuk toleron antisemitizmin dhe çdo lloj tjetër të gjuhës së urrejtjes” dhe tha se komentet e fundit të West shkelën “vlerat e diversitetit dhe përfshirjes, respektit reciprok dhe drejtësisë” të kompanisë.

Balenciaga gjithashtu ndërpreu lidhjet me West, si dhe agjencia e talenteve CAA . Kompania prodhuese MRC deklaroi se po ruanin një dokumentar për West dhe GAP njoftoi se kompania do të hiqte mallrat e Yeezy Gap nga dyqanet e saj dhe do të mbyllte faqen e internetit YeezyGap.com.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al