8 Tetor, 2017

Kanceri i gjirit, 10 këshillat e mjekes personale të Angelina Jolie


Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, një kirurge e njohur, gjithashtu edhe mjekja personale e Angelina Jolie, ka zbuluar disa nga zhvillimet e fundit në betejën kundër kancerit të gjirit, që prek pothuajse 1 në 8 femra.

10 këshilla që mjekja Funk jep për të minimizuar rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit janë:

  1. Konsumoni çdo ditë perime të familjes së lakrës. Këtu përfshihet lulelakra, brokoli, kale dhe lakra – që janë të gjitha të jashtëzakonshme për shëndetin e gjirit.

 

  1. Konsumoni më shumë fruta pylli të pasura në antioksidues.Luleshtrydhet, boronicat, manaferrat janë të gjitha të pasura në antioksidues dhe lëndë ushqyese. Këto fruta pylli janë shpëtuesit ndaj radikaleve të lira, prandaj, besojeni ose jo, ato mund të shkaktojnë vetëvrasje të qelizave kancerogjene.

 

  1. Përdoreni më shumë shafranin e Indisë. Shafrani i Indisë është një “super-ushqim” për shëndetin e gjirit. Mjekja Funk rekomandon që ta shtoni atë në lëngje të ndryshme.

 

  1. Konsumoni më shumë nga një frut indian (Gooseberry) Ky frut, që shitet së shumti si “pluhuri AMLA”, ka përmbajtjen më të lartë të antioksiduesve.

 

  1. Konsumoni më shumë kërpudha. Kërpudhat janë gjithashtu një burim i mirë i lëndëve ushqyese kur bëhet fjalë për parandalimin e kancerit.

 

  1. Konsumoni më shumë produkte të sojës.Për vite me radhë, mjekët, përfshirë edhe Funk, u kanë kërkuar pacienteve me kancer gjiri të shmangnin sojën. Funk thotë që nga viti 2009, megjithatë, studime të reja kanë treguar përfitimet e produkteve të sojës, përfshirë tofun, qumështin e sojës etj.

 

  1. Përdorni sapunë. Përdorimi i sapunëve të vjetër në vend të atyre të lëngshëm mund të minimizojë rrezikun e ekspozimit ndaj toksinave.

 

  1. Blini produkte organike kur i konsumoni me gjithë lëkurën. Ekspertët rekomandojnë të konsumoni rregullisht produkte organike, megjithatë është më e rëndësishme që të paktën frutat dhe perimet që i konsumoni me gjithë lëkurën të jenë patjetër organike, pasi mund të kenë toksina të absorbuara.

 

  1. Pastroni shtëpinë rregullisht. Heqja e pluhurave është një mënyrë e mire për të pakësuar toksinat në ajër.

 

  1. Mbusheni shtëpinë me sa më shumë lule Shumë bimë shtëpiake absorbojnë në mënyrë natyrale toksinat, thotë Funk.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al