14 Gusht, 2021

“Kam krijuar varësi”- Pasi bashkëshortja i ndërroi jetë, 50-vjeçari i dëshpëruar për seks përfundon në…


Humbja e një personi të dashur ndikon në mënyra të ndryshme në jetën tonë. Disa e përballojnë e disa të tjerë jo. Njerëzit kërkojnë të merren me aktivitete të reja që të ndihen më mirë emocionalisht, por ndonjëherë situata del jashtë kontrolli.

marredhenie intime

Kjo ka ndodhur me një 50-vjeçar, i cili para tre vitesh humbi bashkëshorten e tij. Për të mbushur boshllëkun e krijuar, ai përfundoi duke kryer marrëdhënie seksuale me eskorta, sipas rrëfimit që ka bërë për rubrikën “Dear Deidre” të “The Sun”.

Jam shumë i shqetësuar pasi kam krijuar varësi ndaj eskortave. Kur bashkëshortja ime ndërroi jetë tre vite më parë, u ndjeva shumë i vetmuar dhe takova një grua thjesht për shoqëri dhe seks. Jam një burrë 50-vjeçar.

Në fillim e bëja dy herë në javë maksimumi. Por tani dua të takoj eskorta tre ose katër herë në javë. Tani nuk është më një gjë që dua të bëj, por është kthyer në varësi.

Kjo gjë as nuk më bën të ndihem më mirë. E di që kjo nuk është e shëndetshme, por nuk di si të ndaloj.

“Dear Deidre” thotë:

Në vend që të kërkonit ndihmë për të përballuar brengën që vdekja e bashkëshortes ju la, ju zgjodhët seksin për të mbushur boshllëkun në jetën tuaj.

Ka mbështetje për personat që janë të varur ndaj këtij seksi dhe jini të sigurt që mundësia për ta hequr qafe këtë zakon të keq ëkziston. Nuk është shumë vonë që të konsultoheni me ekspertët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al