23 Gusht, 2021

“Kam kaluar një shtatzëni me regjim shtrati…”/ Bashkëshortja e Sinan Hoxhës flet për problemet gjatë lindjes së djalit, zbulon edhe planet për zgjerimin e familjes


Bashkëshortja e Sinan Hoxhës, Andrra Destani, ka folur së fundmi për ardhjen në jetë të djalit të saj të dytë, Ayan. Ajo ka treguar gjatë një bisede virtuale me ndjekësit ën Intsagram mbrëmjen e djeshme, se lindja nuk ka qenë natyrale dhe se ka pasur shumë vështirësi.

andrra destani, sinan hoxha (6)

Për fat të keq me operacion (kam lindur), pasiqë ishte tre herë i lidhur me kordon rreth qafës”, zbuloi Destani.

andrra destani, sinan hoxha (4)

E pyetur nëse lindja ka qenë e vështirë, Andrra tha: “E përjetova shumë keq, por për një javë e mora veten”.

andrra destani, sinan hoxha (10)

Djali i parë i Andrrës dhe Sinanit, Ansi, ka lidnur në Gjermani, ndërsa Ayan në Tiranë, prandaj ndjekësit janë bërë kuriozë të dinë arsyen.

Kam kaluar një shtatzëni me regjim shtrati, Ansi në kopsht, kohë pandemie. Të gjitha nga pak dhe prandaj vendosëm që të lindë në Tiranë”, shpjegoi bashkëshortja e këngëtarit.

andrra destani, sinan hoxha (7)

Andrra zbuloi gjithashtus e ende nuk është rikthyer totalisht në formë pas lidnjes, pasi i duhet të heqë edhe plot dhjetë kilogramë.

Një ndjekëse tjetër i shkroi: “A ke dëshirë të bësh një vajzë?”. Destani iu përgjigj duke publikuar një foto familjare e duke shkruar krah saj: “Do na shkonte dhe një vajzë, si mendoni?”.

andrra destani, sinan hoxha (2)

Hoxha dhe Destani janë kthyer në një ndër çiftet më të dashur për publikun. E pyetur nëse është xheloze për Sinanin, Andrra u përgjigj me shaka: “Pakëëëëz”, duke e shoqëruar mbishkrimin me një foto që tregonte një vajzë që i shkruan një mesazh të gjatë partnerit të saj, kur ai i thotë se po shkon në plazh me shokët.

andrra destani, sinan hoxha (8)

Destani tregoi se pas tre muajsh e gjysmë është detyruar po ashtu t’i ndërpresë ushqimin me qumësht gjiri të birit, për shkak të antibiotikëve që iu desh të merrte pasi u sëmur.

andrra destani, sinan hoxha (3)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al