4 Maj, 2020

“Kam familje, mos e bëj këtë”- Fansja i ekspozon gjoksin dhe i bën twerk live, DJ i famshëm mbyll sytë dhe e refuzon. Video bëhet virale


Një ngjarje aspak e këndshme i ka ndodhur DJ të famshëm DJ Khaled ndërsa po bisedonte me ndjekësit në rrjetin social Instagram.

Biseda mori një kthesë të papritur në momentin që një prej fanseve të tij hyri në video live duke bërë tëerk.

DJ 44-vjeçar u trondit kur fansja papritur filloi të dridhë të pasmet para fytyrës së tij.

Sapo Khaled tha përshëndetje, fansja e tij u ngrit duke bërë twerk.

Ajo mbante veshur një palë pantallona të shkurtra rozë që ekspozonin të pasmet e saj dhe bikini mikroskopike duke mos lënë vend për imagjinatën.

“Jo, jo, mos e bëj këtë”- bërtiti DJ i shokuar nga ajo që po ndodhte, ndërsa vajza e injoronte duke vazhduar të tundte të pasmet e saj.

Ndërsa ai vazhdoi: “Unë kam familje”, megjithëse fansaja s’kishte ndërmend të ndalej.

Më pas u largua për pak kohë nga kamera për të marrë një shishe ujë, që e derdhi në të pasme.

“Flit me mua normalisht,”– bërtiste pa pushim DJ ndërsa mbulonte sytë, megjithëse ndjekësja e injoronte.

“Jo nuk mundem, nuk mundem”– tha ai dhe fiku lidhjen live me vajzën.

Artisti është i martuar me Nicole Tuck. Ai dhe 44 vjeçarja mirëpritën djalin e tyre të parë Asahd, 3 vjeç, në tetor 2016. Ndërsa 3 muaj më parë, çifti u bënë prindër të një djali tjetër Aalam.

/Panoramaplus.al

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al