2 Tetor, 2017

Kallashi bën denoncimin në polici, ja çfarë i kanë vjedhur


Donjeta Kosumi e njohur me emrin artistik si Kallashi është kthyer vitet e fundit në një personazh shumë të komentuar në media e rrjete sociale për shkak të formave bombastike të cilat nuk ngurron t’i tregojë.

Por ditën e djeshme valltarja ka pasur një ditë jo dhe aq të mirë pasi asaj i është vjedhur adresa e Instagramit dhe Snapchatit, nga persona që ende nuk janë identifikuar.

Kallashi ka thënë për Express se rastin e ka denoncuar në polici.

“Dje dikush ma ka thye passin e Snapchatit dhe Instagramit. Por rastin e kam lajmëruar në polici”, ka thënë ajo.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al