15 Prill, 2024

Kaka nuk e tradhtoi kurrë, Erjona Sulejmani ka një propozim për ish-gruan e brazilianit: Të kalojmë në…


Rrëfimi i ish-gruas së Rikardo Kaka, e cila ka zbuluar arsyen se pse u nda pas 10 vitesh martesë nga ylli brazilian ka tërhequr vëmendjen edhe të modeles shkodrane, Erjona Sulejmani.

 

Karoline Celiko ishte shoqe me Kaka që në fëmijëri dhe ata u lidhën në martesë në vitin 2005. Por pas 10 vitesh, të dy u ndanë, edhe pse kishin bashkë 2 fëmijë. Arsyeja? Kaka ishte shumë i mirë për Karoline, të paktën sipas kësaj të fundit.

“Kaka nuk më tradhtoi kurrë. Ai më trajtonte mirë, më dha një familje të mrekullueshme, por unë nuk isha e lumtur, diçka mungonte. Problemi ishte se ai ishte shumë perfekt për mua”, tha ajo. Të dy kanë gjetur lumturinë në krahët e partnerëve të tjerë, duke u rimartuar dhe krijuar familje. 

Në lidhje me këtë lajm ka reaguar edhe Erjona Sulejmani. Ish-partnerja e futbollistit Blerim Xhemajli, nëpërmjet një “Instastory”, ka shkruar: “Kur të duash, të kalojmë në numrat e kontaktit te ishë-ve tanë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al