8 Tetor, 2022

“Ka menduar se do ta humbja”/ Floriana Garo rrëfen periudhën e vështirë që kaloi gjatë shtatzënisë me vajzën e saj


Floriana Garo, një nga figurat më të njohura të ekranit shqiptar, fillimisht ajo është parë si moderatore dhe tashmë është pjesë e Partisë Demokratike.

E ftuar në “Glamour Zone”, Floriana ka rrëfyer përiudhën më të vështirë të jetës së saj që ka kaluar gjatë shtatzënisë së vajzës.

E pyetur se kur ka qenë hera e fundit që ka derdhur lot gëzimi, Floriana veçoi momentin kur ka sjellë në jetë vajzën e saj. Garo u shpreh se gjatë muajve të shtazënisë ajo ka pasur komplikacione dhe e mendonte se dhe mund ta humbte.

“Kur kam lindur fëmijët, sepse me djalin ka shkuar më mirë, por me vajzën kam patur më shumë probleme. Kam menduar për një moment që edhe mund ta humbja. Dhe jo çdo gjë merret për të mirëqenë. Prandaj kur ajo lindi, kam qarë”– u shpreh ajo. Kujtojmë se Faro është gjithashtu dhe nënë e një djali.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al