16 Prill, 2024

Ka kryer marrëdhënie s*ksuale me Meritonin në “BBVIP”? Ilnisa Agolli tregon se si qëndron e vërteta


Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi u dashuruan dhe u lidhën së bashku në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Gjatë qëndrimit të tyre në këtë shtëpi nuk kanë munguar as puthjet dhe përqafimet mes tyre, ndërsa të shumta ishin aludimet e publikut se çfti kanë kryer marrëdhënie s*ksuale në shtëpi.

Së fundmi Ilnisa ka qenë e ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, ku ka folur rreth eksperiencës së saj në këtë reality show.

Një ndër pyetjet që iu drejtua moderatores ishte “A ke kryer marrëdhënie s*ksuale me Meritonin në shtëpi?”

Duke shuar kureshtjen e të gjithëve, Ilnisa tregoi se mes saj dhe Meritonin intimiteti më i madh që ndodhi ishte puthja, duke hedhur poshtë aludimet e publikut.

“Shiko se edhe kjo pjesa domethënë është mirë që të deklarohet edhe njëherë kjo puna e seksit. Ta deklarojmë njëherë e mirë se edhe jorgani më ka ardhur në majë të hundës të them të drejtën me të gjithë humoret që po bëhen lart e poshtë. Në Big Brother nuk ndodhi asgjë. Nuk ndodhi asgjë. Domethënë intimiteti më i madh i yni ishte puthja dhe unë nuk e di si arrijmë ne si shoqëri, edhe sikur të ndodhte gjë, zhurma që po bëhet është e tepërt. Por në fakt, nuk ndodhi gjë”– tha Ilnisa.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al