26 Prill, 2021

Justin Bieber ndryshon stilin e flokëve dhe të gjithë iu vunë kundër! Ja arsyeja


Justin Bieber vendosi të ndryshojë look dhe të gjithë vëmendjen e morën flokët e këngëtarit.

justin bieber (6)

27-vjeçari publikoi në rrjete sociale disa foto, në të cilat flokët i kishte modeluar sipas stilit “dreadlocks”, shkruan “Daily Mail”.

justin bieber (10)

Ai kishte veshur një bluzë të gjerë, një palë pantallona të shkurtra, çorape të gjata dhe flokët dukej sikur i kishte kapur bisht.

justin bieber (9)

Por, shumë njerëz me ngjyrë e kanë kritikuar artistin dhe i janë kthyer kundër sepse këtë veprim të tij, e konsiderojnë përvetësim kulturor.

justin bieber (3)

Bieber pozoi edhe krah bashkëshortes së tij teksa shijonin disa rreze dielli buzë pishinës.

justin bieber (1)

Modelja tregoi barkun e sheshtë e veshur me bikini ngjyrë jeshile, me printe me lule, ndërsa flokët i kishte të kapura.

justin bieber (2)

Kjo nuk është hera e parë që Justin provon një stil të tillë flokësh. Në vitin 2016, kur i kishte flokët biondë, këngëtari u shfaq në publik me flokë të tillë.

justin bieber (4)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al