7 Shtator, 2018

Julian Deda poston foton e 20 viteve më parë: Një tmerr i vërtetë…


 

Aktori i njohur Julian Deda e ka nisur karrierën në skenë shumë vite më parë. E mesa duket është bërë nostalgjik për ato kohë, pasi një ditë më parë postoi një foto të tij të vitit 1998.

Në fotografinë e vjetër, Juli shfaqet i veshur me kostum xhins dhe me kollare të kuqe. Gjithashtu ai ka edhe flokë të gjatë.

“Nostalgji (1998). Ishte koha kur visheshim 100% me xhinse dhe e shoqëronim pa lidhje me një kollare të kuqe. Ishte koha kur flokët i kishim aq të gjatë sa na mbanin era këmbë..! Me pak fjale një tmerr i vërtetë?”, shkroi ai.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al