11 Korrik, 2018

Julian Deda i kundërpërgjigjet Gentit për sherrin e aktorëve të 2XL


Pas largimit të Gentian Zenelajt nga “Apartamenti 2XL”, duket se marrëdhëniet mes tij dhe Julian Dedës u ftohën shumë dhe miqësia mes tyre u prish.

Disa ditë më parë, gjatë një interviste Genti rrëfeu arsyet e sherrit të bujshëm me ish-mikun e ngushtë. “Me Julin është hatërmbetje, të mërzit më shumë një njëri që e ke dashur shumë fort sesa një njëri që s’është askush në jetën tënde. Le të ngelemi miq, këtë kam thënë kur kam ikur nga Vizion Plus dhe mu tha atëherë  ‘o me ne o me ata’. Unë shkova me ata, pastaj këta erdhën me këta. Kur ika unë nga Vizioni doli një urdhër i brendshëm që kush i flet Gentian Zenelajt pushohet nga puna”- tregoi aktori.

Pas deklaratës së Gentit, reagoi Juli duke përgënjeshtruar lajmin se ishte thënë ndonjëherë “o me ne, o me ata”.

“Unë se kam dëgjuar intervistën, vetëm më kanë thënë të tjerët. Për sa i përket Albano Bogdos, kjo është e vetmja e vërtetë. Për të tjerat, si mendoni ju se ndodh kjo që kur ikën dikush të jepet urdhër që të mos i flitet më? Ai e di shumë mirë që kjo është një shaka e brendshme që ne e kemi nisur në Portokalli. As ai vetë nuk e di pse i ka ngelur hatri, dhe normal që as unë se di. Ai e di që kur ka ikur nga 2xl, ka vazhduar krejt normal historia. Nuk ka ekzistuar ky urdhri “O me ne, o me ata”.

Për atë nuk ka rëndësi a i flet Albani apo Visjani, ai e ka me mua. Erdhi një moment kur Genti nuk foli. Nga njerëzit që e kam dashur fort, Genti e ka për detyrim që të vijë dhe të ma thotë.

Është e vërtetë që me Albanin ka ekzistuar kjo gjë, për t’u ndërfutur në SHBLSH. Dhe ky grup nuk bëhet më. Kjo treshe është e paparë, sado të lodhen, nuk ka shanse të rikthehen SHBLSH” – është shprehur Julian Deda gjatë emisionit ‘Rreze dielli’.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al