1 Dhjetor, 2022

Julia Roberts ndan foton e rrallë në rrjete sociale


Aktorja e Hollywoodit, Julia Roberts, i ka habitur të gjithë kur ka postuar një fotografi të binjakëve në Instagram.

Ajo përpiqet ta mbajë jetën private larg syve të publikut, me rastin e ditëlindjes së 18-të të vajzës Hazel Patricia dhe djalit Phinnaeus Walter, aktorja ka publikuar një imazh nga koha kur binjakët ishin të vegjël. “18. Ju dua”, ka shkruar aktorja krahas fotografisë, e cila ka mbledhur afro gjysmë milion pëlqime.

View this post on Instagram

 

A post shared by Julia Roberts (@juliaroberts)

Julia ka binjakët me bashkëshortin e saj, kameramanin Daniel Moder, ndërsa kanë edhe një djalë 15 vjeçar, Henry Daniel.

19-vjetori i martesës, Julia Roberts poston foton e rrallë ...

Çifti u takua në xhirimet e filmit “Mexican”, në të cilin Roberts luan me Brad Pitt, ndësra Moder ishte kameraman. Ata më vonë u martuan në fermën e saj në Taos, New Mexico më 4 korrik 2002. E ndërsa aktorja rrallë publikon fotografi private familjare, bashkëshorti i saj di të ndajë më shpesh me publikun në rrjetet sociale momentet e tyre të lumtura.

Julia Roberts and Danny Moder Are Vacation Goals in Pics From Italy – SheKnows

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al