4 Shtator, 2019

Ju prezantojmë me “Spider-car”, makina elektrike që mund të parkohet në mur (FOTO)


“Nobe 100” është makina më e re elektrike. E veçanta e saj është se ka tre rrota dhe mund të parkohet në mur.

Mediat e huaja shkruajnë se kjo makinë do të krijohet me një teknologji të re në Estoni. Shefi ekzekutiv i kompanisë, Roman Muljar thotë se “Nobe 100” është dizajnuar në këtë mënyrë për të liruar hapësira në rrugë.

Vetura do të kushtojë  29.790 paund, por dhjetë të parat do të shiten me zbritje deri në 23,997 paund.

Nga të dhënat e para rreth këtij mjeti, thuhet se do të peshojë vetëm 600 kilogramë dhe me dy orë karikim arrin të bëjë 260 km.

Gjithashtu bëhet e ditur se makina ka të veçantë edhe teknologjinë e parkimit, e cila e lejon atë që të qëndrojë vertikalisht në mur.

Kompania po përpiqet të mbledhë para për të ndërtuar makinën dhe ka qëllim të arrijë në shumën 82,273 paund.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al