15 Prill, 2019

Ju prezantojmë me piloten seksi, “çmend” fansat me postimet e saj (FOTO)


Një pilote femër është bërë mjaft e famshme në rrjetet sociale, pasi aty ajo publikon fotografi të ndryshme nga aventurat e shumta që bën.

Ajo është 31-vjeçarja Emilie Christine nga Toronta, Kanada. Pilotja seksi ka plot 38 mijë ndjekës në profilin e saj në “Instagram”, ku i “çmend” me postimet e saj.

Emilie mori patentën e pilotit në vitin 2012 dhe tani punon për linjën ajrore kanadeze WestJet.

Falë punës që bën, ajo viziton destinacione të ndryshme, nga nuk ngurron që të realizojë foto. Madje ajo shprehet se e dashuron çdo gjë nga puna e saj, që nga udhëtimet e ndryshme që të ofron e deri te takimi me njerëz të tjerë.

Deri tani ajo ka vizituar vende si Islandë, Francë, Gjermani, Zvicër, Itali, Peru, Kosta Rika, Kuba, Australi dhe Bahamas.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al