12 Dhjetor, 2019

Ju duhet vetëm 30 sekonda për të kontrolluar shëndetin e zemrës suaj. Mësoni se si


Zemra jonë mund të rrahë ende edhe kur është e shkëputur nga trupi, kjo tregon se sa e fuqishme ajo është.

Prandaj është e rëndësishme që ta mbajmë atë sa më të shëndetshme, për të pasur një jetë pa probleme.

Për të ndihmuar në këtë çështje, “Bright Side”, ka publikuar një mënyrë që zgjat vetëm 30 sekonda, që tregon nëse shëndeti i zemrës suaj është në rregull apo jo.

15173022-9906510-6e8318a6115a954d2ca08e6795d288068b1dfc04-3000-1-1575469980-728-32e9147584-1576059425

Hapi 1

Mbushni me ujë të ftohtë një enë mjaftueshëm të madhe që të zërë të dyja duart tuaja. E mira do të ishte që t’i hidhnit edhe akull.

15173023-9854060-957d2049ec3bde5316bcfef47274077449c2b1cd-3000-1-1575467395-728-32e9147584-1576059425

Hapi 2

Vendosini duart tuaja në ujë dhe mbajini për 30 sekonda ekzaktësisht dhe rezultatet do të jenë dy:

15173024-9911310-3560a397dff68fdc60d9e63d5da0acef8f711cac-3000-1-1575470632-728-32e9147584-1576059425

Nëse gishtat tuaj janë të kuqërremtë, ky është një lajm i mirë. Do të thotë që nuk keni asnjë problem në lidhje me oksigjenimin e gjakut tuaj. Zemra juaj dhe qarkullimi i gjakut janë të shëndetshëm.

15173025-11769310-f213e1856ee26a8c663f4e2a1e6b60638ad241a0-1500-1-1575864459-728-32e9147584-1576059425

Nëse majat e gishtave bëhen të zbehtë ose kanë një njollë kaltëroshe, me siguri keni probleme me qarkullimin e gjakut. Kjo ndodh sepse ka nivele të ulëta të oksigjenit në qelizat e kuqe të gjakut ose sepse keni probleme me marrjen e gjakut të oksigjenuar në trupin tuaj.

Në këtë rast, ende mund të përpiqeni të ngrohni ose masazhoni zonën për ta kthyer atë në normale. Nëse kjo nuk ndodh, është më mirë të takoni mjekun tuaj.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al