4 Prill, 2023

Jori Delli është ish e dashura e Luizit? Mikesha e modeles sqaron si qëndron e vërteta: E gjitha ishte për…


Jori Delli është një ndër banoret më të komentuara së fundmi në “Big Brother VIP” dhe kjo pas bukuroshja ka pasur shpesh herë ngacmime me Luizin.

Disa ditë më parë, modelja dhe këngëtari hodhën hipoteza se njiheshin që jashtë dhe kaq mjaftoi që njerëzit të spekulonin se dyshja kanë pasur një romancë më parë. Së fundmi në Instagramin e Jorit, e cila menaxhohet nga mikesha e saj ka realizuar një pyetësor për ndjekësit ku i kanë drejtuar pyetje nga më të ndryshmet.

Dhe njëra prej tyre kishte të bënte në lidhje me raportin e Luizit dhe Jorit

 “A ka qënë Jori ish e dashura e Luizit?!”- pyeti dikush.

Ndërsa mikesha e modeles hodhi poshtë të gjithë thashethemet me përgjigjen e saj duke sqaruar se e gjitha ishte për të vënënë lojë banorët e shtëpisë.

“Jo, nuk njihen. Kur thanë që njihen e bënë për lojë për banorët”– ka thënë ajo.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al