3 Tetor, 2019

Jorgo Papingji ‘harron’ sëmundjen, shkon në koncertin e Aurela Gaçes: “Më shërove”


Një postim jo si gjithë të tjerët është bërë sot në ‘Instagram’ nga Aurela Gaçe. Këngëtarja ka postuar një foto me Jorgo Papingjin.

Edhe pse sëmurë, poeti mundi të vijë në koncertin e Aurelës dhe është ndjerë mjaft mirë për këtë duke u shprehur: “Më shërove”.

Aurela shpreh të gjithë mirënjohjen për Jorgon duke e falënderuar atë për të gjitha tekstet që ai shroi për këngët e saj.

“Jorgo Papingji. Ky është njeriu që shkroi kaq shumë për mua.

Ai ishte i pakez i pamundur, por erdhi ne koncert.

Erdhi e ne fund me tha – mè shërove Shpirtërisht shpresoj te kete marre nga ajo nate ku kendova gjithe kenget #poezite -tekstet qe shkroi .

Kenget qe ju kendoni sot me mua mbas 20 e kusur vitesh ##S’jamTribu , Jetoj, #kuposhkonkjobotë ,#cimica #nukmjafton e shume shume te tjera qe kane mbushur albumet e mija te atyre viteve e te gjitha me muziken e Adrian Hiles .

Si të mos jem mirenjohëse?”, shkruan Aurela përkrah fotos në ‘Instagram’.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al