26 Nëntor, 2017

Jonida Vokshi flet për partnerin: E kam zemrën plot, por nuk bëj dot dashuri me të


Pak kohë më parë Jonida Vokshi u përfol se ishte në një romancë me reperin e njohur, Cpital T, por aktorja dhe moderatorja i hodhi poshtë këto aludime duke u shprehur se mes tyre nuk ka pasur asgjë. Në gjithë këto vite që Vokshi është personazh publik, ka ditur ta mbajë mjaft të fshehtë jetën e saj personale duke mos folur kurrë nëse është ajo jo në lidhje.

Mirëpo së fundmi në një intervistë për “Thumb”, Jonida ka treguar se “e ka zemrën plot”.

“Jam munduar ta mbaj larg këtë pjesë nga media dhe nuk jam gati ta them. Por që e kam zemrën plot e kam. Mund të jetë dikush por unë nuk jam akoma gati ta them nëse është apo jo dikush”, tregon Jonida.2323232

Ndërsa më tej ajo ka shtuar edhe një tjetër “informacion”, duke treguar se nuk ka kohë për të bërë dashuri.

“Zgjohem herët, në orën 12:00. Sa për ushqimin mundohem të konsumoj gjëra që dhe i marr me vete në çantë. Ndërsa tjetra… Nuk bëj dot dashuri se jetoj me prindërit. Edhe ai jeton me prindërit”, ka thënë ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al