30 Shtator, 2017

‘Jonida Vokshi 8 muaj shtatzënë?’: Më vjen natyrshëm ta mbaj dorën tek barku


 

Jonida Vokshi është një nga aktoret dhe moderatoret më të njohura dhe më të dashura të publikun shqiptar.

Ajo është cilësuar si një nga aktoret e reja më të talentuara dhe aktualisht është duke xhiruar filmin më të ri.

“Derë e hapur”, është filmi i ri i në të cilin Jonida do t’i japë jetë një personazhi të ri të quajtur  Elma.  Ajo  është rikthyer nga emigracioni dhe është rreth 7-8 muajshe shtatzënë.

Në një intervistë për “Jo vetëm modë” ajo është shprehur:

“Jam Elma, flasim për rolin e filmit, jam edhe 7-8 muajshe shtatzënë, është gocë, kam menduar edhe për emrin por nuk do t’ua them. Nuk e kisha provuar ndonjëherë këtë ndjesi dhe më vjen natyrshëm ta mbajë dorën tek barku, është shumë e çuditshme. Edhe kur jam jashtë setit, edhe kur eci, më duket sikur lëviz diçka”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al