7 Shtator, 2019

Jonida i kërkon llogari publikisht Romos: Je i sigurt? (FOTO)


Aktori i humorit, Romeo Veshaj, prej disa kohësh po përflitet për një romancë me këngëtaren e njohur, Jonida Maliqi. Madje ata janë kapur mat së bashku, teksa ishin në një pishinë dhe dukeshin mjaft afër njëri-tjetrit.

Së fundmi, Romeo ka publikuar në profilin e tij në “Instagram” një fotografi  ku shfaqet në një motor. “Ti je limiti jot i vetë,” shkruan ai krahas fotos që ka marrë mijëra pëlqime.

Ndërsa mes komenteve të shumta, në sy ka rënë ai i këngëtares. “Je i sigurt?”, shkruan Maliqi, ku duket se po i kërkon llogari për atë që ai ka shkruar në foto.

E gjithë kjo në formën e shakasë, pasi këngëtarja e ka shoqëruar gjithashtu me emoji duke qeshur. “ëëë”, i përgjigjet shkurt Veshaj si dhe vendos një emoji zemre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al