2 Shtator, 2017

Jona Spahiu prezanton të dashurin. Ja pushimet e saj në Spanjë


Jona Spahiu , një nga moderatorët më të njohur në Digitalb duket se është duke përjetuar momentet e saj më të lumtura të dashurisë. Jonën e kemi parë teksa gjatë kësaj vere është shfaqur seksi dhe në formë, por edhe ka treguar se është një vajzë që i pëlqen të shëtisë dhe të eksplorojë.

Këto ditë Jona është duke kaluar pushimet në Spanjë. Në një foto të publikuar pak më parë , Jona na njeh me njeriun e saj të zemrës.

Të dy shihen të përqafuar në pishinë , edhe pse fytyra dhe emri i djalit nuk bëhet publik . Sigurisht nuk mungojnë urimet nga fansat dhe nga miqtë e saj, të cilët urojnë dhe përgëzojnë çiftin.

 

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al