20 Prill, 2022

Johnny Depp bën deklaratën e fortë për Amber Heard në seancën e re gjyqësore: Më kërcënoi me vetëvrasje


Johnny Depp bëri një deklaratë tronditëse në seancën e fundit duke thënë se ish-gruaja e tij Amber Heard e kishte kërcënuar se do të vriste veten kur ai përpiqej të linte mënjanë zënkat e tyre.

Ditën e sotme ai foli për lidhjen e tij me Amber dhe kohën kur jetonin së bashku. Një nga gjërat më befasuese që ai tha ishte se Amber e ka kërcënuar se do vriste veten. Johnny shpjegoi se kur ata kishin zënka të mëdha- të cilat ai këmbëngul se i nxiste Amber dhe jo anasjelltas- ai shpesh vendoste të largohej nga këto situata toksike që mund t’i shkaktonin asaj kriza nervore.

Ai madje shkoi larg duke e quajtur Amber ‘histerike’, duke thënë se kërcënime e saj për vetëvrasje vërtetojnë se ajo nuk mund të “jetonte pa të”. Më tej në dëshminë e tij tha se ish-bashkëshortja pa ndarjes i shkonte jashtë shtëpisë dhe bërtiste.

Ditën e djeshme ai tha se e vërteta është gjithçka që ka rëndësi për të tani dhe se pretendimet e Heard për abuzim shkatërruan çdo gjë që ai kishte në Hollywood. “Unë kurrë nuk e godita Heard, as nuk kam goditur ndonjë grua në jetën time. Kanë qenë gjashtë vite të vështira – kaq e çuditshme kur një ditë je Hirushja, si të thuash, dhe më pas në 0.6 sekonda, je Kuazimodo” tha ai, duke përshkruar se si ndryshuan qëndrimet e njerëzve ndaj tij pas deklaratave të Amber.

Aktori 58 vjeçar foli po ashtu për fëmijërinë e tij duke treguar se nëna e tij e ndjerë Betty Sue Palmer ishte “e dhunshme” dhe “mizore” me të. “Abuzimi verbal, abuzimi psikologjik, ishte më i keq se rrahjet. Rrahjet ishin vetëm dhimbje fizike. Me dhimbjet fizike mësohemi të përballemi.”, tha Depp. Në rrëfimin e tij Depp tha se e ëma e kishte goditur me tavëll, këpucë dhe telefon, teksa shtoi se nëna e tij ka qenë një nga njerëzit më mizor.

Depp tregoi se babai i tij ka qenë një njeri shumë i sjellshëm, i qetë dhe i turpshëm dhe jo një person konfrontues. Aktori tha se edhe kur nëna e tij e sulmonte, i ati ka qëndruar gjithnjë i qetë dhe “nuk ka pasur asnjë moment që babai im të humbiste kontrollin dhe të sulmonte nënën time ose të godiste nënën time apo edhe t’i thoshte një gjë të keqe”.

Rrëfimi i yllit të ‘Pirates of the Caribbean’ vjen një javë pasi motra e tij Christi Dembrowski dëshmoi në gjykatë se ishte abuzuar nga Palmer. Kur u pyet nëse Depp e ka sulmuar ndonjëherë nënën e tij kur ajo kishte abuzuar, Dembrowski tha, “Jo. Ai nuk shkoi kurrë në atë pikë”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al