20 Prill, 2022

Joe Alwyn dhe Taylor Swift janë fejuar në fshehtësi? Aktori flet për herë të parë


Joe Alwyn ka folur si rrallëherë për marrëdhënien e tij me Taylor Swift.

Në një intervistë për “WSJ”, ylli i “Conversations with Friends”, u pyet lidhur me thashethemet që kanë qarkulluar se ai dhe ylli i pop-it janë fejuar.

“Nëse do të merrja një paund për çdo herë që më kanë thënë se jam fejuar, atëherë do isha milioner tani”, tha aktori anglez. “Dua të them, e vërteta është, nëse përgjigja do ishte po, nuk do të tregoja, dhe nëse përgjigja ishte jo, prapë nuk do ta thosha”, shtoi ai duke mos sqaruar se si është e vërteta.

Për vendimin e tij për të qenë privat për jetën e tij personale, Alwyn i tha revistës, “Ne jetojmë në një kulturë që njerëzit presin tu japësh kaq shumë. Kështu që nëse nuk jeni duke postuar gjatë gjithë kohës për atë që po bëni, si po kaloni një ditë ose si keni përgatitur një mëngjes, a ju bën kjo një njeri të vetmuar?”, tha ai referuar mediave sociale.

Taylor filloi të takohej me Alwyn në vitin 2016 dhe një burim i tha People se ajo “është shumë e lumtur” në lidhjen e tyre. “Ai është mbështetje e saj. Marrëdhënia e tyre është e pjekur dhe e mrekullueshme”, shtoi ky burim.

Në një bisedë me “Elle” javën e kaluar, aktori i “Boy Erased” shpjegoi gjithashtu pse kanë vendosur të mbajnë të fshehtë detajet e lidhjes së tyre.

Nuk është sepse dua të ruhem dhe të jem privat, është më shumë një përgjigje ndaj diçkaje tjetër. Ne jetojmë në një kulturë që është gjithnjë e më shumë ndërhyrëse … sa më shumë të jepni – dhe sinqerisht, edhe nëse nuk e jepni – diçka do të merret”,  tha Alwyn.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al